Grupi i Vishegradit është për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor

Katër vende të Grupit të Vishegradit mbështesin zgjerimin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor dhe për përforcimin e politikës së përbashkët dhe politikës së sigurisë së Unionit, deklaroi sot shefi i Komitetit për punë të jashtme të Parlamentit hungarez, Zolt Nemet.

Ai pas takimit me përfaqësuesit e komitetit për punë të jashtme të Çekisë, Hungarisë, Polonisë dhe të Sllovakisë, deklaroi se Ballkani Perëndimor është prioritet.

“Evropa nuk mund të jetë e plotë, nëse nuk i bashkohen këto vende”, theksoi Nemet.

Ai theksoi edhe se politika e përbashkët e jashtme dhe e sigurisë duhet të fokusohet në mbrojtjen e kufijve të jashtëm dhe rajonet e Evropës Qendrore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button