Merkel: Nuk na duhet solidaritet selektiv në BE

Kancelarja gjermane Angela Merkel sot deklaroi se vendet-anëtare të BE-së nuk mund të tregojnë vetëm “solidaritet selektiv” ndaj emigrantëve.

“Kemi nevojë për solidaritet jo vetëm në rregullimin dhe menaxhimin me migrimin në kufijtë e jashtëm – kjo është e rëndësishme dhe mirë, por kemi nevojë edhe për solidaritet të brendshëm. Mendoj se midis anëtarëve të BE-së nuk guxon të ketë solidaritet selektiv”, theksoi Merkel në Bruksel.

Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk, para fillimit të samitit të BE-së deklaroi se sistemi i kuotave të detyrueshme për emigrantë është joefikas.

Kancelarja gjermane vlerësoi se baza për konsultimet që e vendosi Tusk “nuk është e mjaftueshme”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button