Makron: Secili vend anëtar i BE-së duhet të japë kontribut për politikën e migrimit

Presidenti francez Emanuel Makron sot bëri apel që secili vend anëtar të Bashkimit Evropian “të japë kontributin e vet” për arritjen e pajtueshmërisë me politikën e migrimit.

Makron gjatë mbërritje të Samitit në BE në Bruksel, theksoi se shpreson se debatet midis 28 presidentëve dhe kryeministrave për kuotat për pranimin e refugjatëve do të “japë kornizë politike” me të cilën “do të arrihen rezultatet në vitin 2018”.

Debati për kuotat e migrimit do të mbahet me dyer të mbyllura dhe nuk do të ketë konkluzioneve me shkrim, si do të jenë për temat e tjera nga Samiti për Bregzitin.

Vendet anëtare të BE-së të arrijnë pajtueshmëri për rregulla të përbashkëta për dhënien të azilit dhe politikë të përbashkët për kontroll kufitar.

Politika evropiane e migrimit shkaktoi mospajtime të mëdha në BE, para së gjithash nga vendet nga Grupi i Vishegradit të cilët refuzojnë të pranojnë emigrantë të cilët vijnë nga Deti Mesdhe. Por, Hungaria, Sllovakia, Polonia dhe Çekia premtuan se do të japin 35 milionë euro ndihmë Italisë për kontroll të migrimit në Libi.

Makron e përshëndeti vendime në Grupin Vishegradit për ndihmë në para, por theksoi se kjo “asgjë nuk zgjidh”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button