BE-ja planifikon të kryejë riatdhesim të 15.000 emigrantëve të cilët gjenden në Libi

Bashkimi Evropian shpreson se deri në shkurt të vitit të ardhshëm do të arrijë të kthejë 15.000 emigrantë afrikanë në vendet e tyre të lindjes, të cilët për momentin gjenden në territorin e Libisë, deklaroi sot përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri Federika Mogerini.

Ky qëllim është vendosur nga ana e grupit të punës, që u krijua në samitin e Bashkimit Evropian dhe Unionit Afrikan në Abixhan, si përgjigje e incizimeve shqetësuese në të cilat është shfaqur trafikimi me robërit.

Ai është përbërë nga përfaqësuesit e BE-së, Unioni afrikan, Organizata ndërkombëtare për migrim dhe Komisariati i lartë i KB-së për refugjatë.

Gjatë dy javëve të fundit nga Libia në vendet e tyre të lindjes janë kthyer 3.100 emigrantë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button