Takim i Komitetit të përzier për sistemimin e pronës së RSFJ-së

Në atmosferë konstruktive dhe të punës ka kaluar takimi i Komitetit të përzier për sistemimin e pronës diplomatike-konsullore nga ish-RSFJ-ja. Për shkak të kompleksitetit të çështjeve si dhe nevojat për konsultime shtesë të përfaqësuesve të autorizuar, takimi është ndërprerë dhe është dakorduar të mbahet gjatë tre muajve të ardhshëm në Beograd.

Siç kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë, në takim kanë marrë pjesë përfaqësues të autorizuar të të gjitha shteteve sukcesionarë të ish-Jugosllavisë në të cilën biseduan për sistemimin e pronës, gjegjësisht për shitje të përbashkët të pesë patundshmërive në Bon, Bern, Tokio dhe dy në Nju-Jork si dhe për analizë të statusit pronësor-juridik të patundshmërive të përfshira me Aneksin B.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button