Mej: Britania e Madhe vazhdon t’u përmbahet planeve për Bregzitin

 Planet e Britanisë së Madhe për daljen e vendit nga Bashkimi Evropian mbesin në fuqi, deklaroi sot kryeministrja britanike Tereza Mej para bisedimeve të rëndësishme me liderët e tjerë të Unionit.

Mej mbrëmë pësoi mossukses gjatë votimit në Dhomën e Ulët të Parlamentit britanik, ku anëtarët e Partisë Konservatore të saj e mbështeti propozimin, me çfarë deputetëve iu mundësua kontroll më i madh mbi procesin për Bregzitin.

Ajo deklaroi se është “e zhgënjyer” nga mossuksesi, por vuri në dukje se Qeveria britanike deri tani ka marrë 35 nga 36 votime për Bregzitin.

Siç lajmëroi MIA, Dhoma e Ulët e Parlamentit britanik mbërmë miratoi rezolutë, me të cilën kërkohet që ky trup ligjdhënës ta aprovojë marrëveshjen e ardhshme midis Britanisë së Madhe dhe BE-së për Bregzitin para se ajo të hyjë në fuqi

Rezoluta ishte miratuar me 309 vota “për” dhe 305 “kundër”, pasi një pjesë e deputetëve të Partisë konservatore në pushtet e mbështetën dokumentin të propozuar nga opozita.

Mej dje në fjalimin para deputetëve vlerësoi se dokumenti “mund të sjellë deri në dalje kaotike të Britanisë së Madhe nga Unioni”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button