Zaev-Jotova: Ky vit veçanërisht i rëndësishëm për marrëdhëniet midis Maqedonisë dhe Bullgarisë

Kryeministri Zoran Zaev dhe zëvendëspresidentja e Bullgarisë, Ilijana Jotova sot vlerësuan se viti 2017 ka qenë shumë i rëndësishëm për marrëdhëniet midis dy shteteve dhe se vitin e ardhshëm kësaj miqësie duhet t’i bashkëngjitet anëtarësimi i përbashkët në NATO dhe hapja e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në BE.

Në takimin që u mbajt në Qeveri, kryeministri Zaev vlelrësoi se takimi është rezultat i intensifikimit të marrëdhënieve miqësore midis dy shteteve, të cilat kanë marrë dinamikë të theksuar pas nënshkrimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, miqësi dhe bashkëpunim.

Nga shërbimi qeveritar për media, informojnë se kryeministri Zaev është përqendruar në aktivitetet aktuale të Qeverisë, veçanërisht duke u përmbajtur në iniciativat për aspiratat euroatlantike dhe shprehu falënderim për mbështetje që në këtë plan e merr Maqedonia nga Bullgaria.

заев - јотова

Zaev vlerësoi se viti 2018 do të jetë shumë i rëndësishëm në këtë plan për Maqedoninë dhe theksoi se vendet e BE-së e kanë njohur qasjen e tyre të Qeverisë aktuale në lidhje me realizimin e standardeve të cilat nga rëndësia e veçantë në procesin e inkuadrimit të vendeve kandidatë për anëtarësim në BE.

Nga ky aspekt, Zaevi theksoi se nga jashtëzakonisht i rëndësishëm është zbatimi i reformave në skenën vendore politike, por edhe qasjen e re në marrëdhëniet me fqinjët. “Jo më pak i rëndësishëm është edhe krijimi i marrëdhënieve të reja dhe klima politike midis vendeve të Evropës Juglindore, veçanërisht nga vendet e Ballkanit Perëndimor”, theksoi Zaev.

Dy bashkëbiseduesit u pajtuan se kjo qasje në bashkëpunim me vendet fqinje, veçanërisht me Bullgarinë, tani më i jep rezultatet e para serioze të dukshme në interes të bashkësisë së biznesit nga dy vendet për avancim edhe më të madh të lidhjeve afariste.

Kryeministri Zaev informoi për disa iniciativa të dala si shprehje e qëllimeve të disa kompanive të mëdha bullgare të cilat janë të gatshme të investojnë në energjetikë, infrastrukturë dhe në zhvillimin e kapaciteteve turistike në Maqedoni, ndërsa zëvedëspresidentja e Bullgarisë sa më shpejtë që është e mundur të formojë biznes forum midis Maqedonisë dhe Bullgarisë për rrjedhë më të shpejtë dhe më efikas të informacioneve dhe biznes iniciativave për përforcimin e bashkëpunimit afarist midis dy vendeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button