Piloti jordanez bëhet hit viral, “ndodhemi mbi kryeqytetin e Palestinës, Kuds”

Piloti i kompanisë ajrore kombëtare të Jordanisë u bë hit viral në botën arabe, pasi gjatë një fluturimi komercial mbi Lindjen e Mesme pasagjerët i informoi se janë duke fluturuar mbi “kryeqytetin palestinez” të Kudsit, raporton Anadolu Agency (AA).

Piloti i “Royal Jordania Airlines”, Yousef Dajeh, në mënyrë unike dërgoi mesazh në mbështetje të popullit palestinez, në mes të kritikave të ashpra nga komuniteti ndërkombëtar, veçanërisht nga bota islame, pas vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për njohjen e Kudsit si kryeqytet të Izraelit.

“Aktualisht jemi duke fluturuar mbi Palestinën, pasi së cilës në veri të kryeqytetit palestinez të Kudsit do të fluturojmë në Aeroportin Ndërkombëtar JFK”, u tha piloti Dajeh pasagjerëve në fillim të kësaj jave në fluturimin nga Amani për në New York.

Video xhirimi i pilotit në fjalë u bë një hit i madh në rrjetet sociale në botën arabe.

Kudsi është thelbi i konfliktit disa dekadash izraelito-palestineze, i cili në qendër të opinionit botëror erdh pas njohjes të fundit nga SHBA të qytetit si kryeqytet i Izraelit.

Pala palestineze kërkon që Kudsi i pushtuar Lindor të jetë kryeqyteti i shtetit palestinez të njohur ndërkombëtarisht brenda kufijve të saj të vitit 1967.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button