Janë anuluar dhe rikahëzuar fluturimet e aeroportit të Shkupit

Mjegulla e cila e përfshiu rajonin e Shkupit shkaktoi probleme në komunikacionin ajror. Një pjesë e fluturimeve në aeroportin e Shkupit janë anuluar, ndërsa një pjesë riorientohen në aeroportin e Ohrit dhe në Prishtinë.

Sipas informacioneve të publikuara në ueb faqen e aeroportit të Shkupit, janë anuluar fluturimet për Stamboll, Vjenë, Bazel, Budapest dhe Dubai, ndërsa janë realizuar vetëm fluturimet për në Lubjanë dhe Dortmund.

Në aeroportin e Shkupit kanë aterruar vetëm aeroplanët nga Lubjana, ndërsa janë anuluar fluturimet nga Stambolli dhe Vjena. Fluturimet nga Dubai, Baseli, Londra dhe Budapesti janë orientuar drejt Ohrit dhe Prishtinës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button