Daçiq: Kosova është Jerusalemi i Serbisë

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se Serbia dhe Izraeli kanë marrëdhënie miqësore me traditë të pasur dhe se Kosova është Jerusalemi serb.

“Kosova është Jerusalemi ynë”, tha sot Daçiq në fillim të një konference në Beograd, me rastin e 25 vjetorit të vendosjes së raporteve diplomatike ndërmjet Izraelit dhe Jugollavisë, e pastaj Serbisë, raporton agjencia Beta.

Mëtutje, ai ka theksuar se Serbia e çmon qëndrimin parimor të Izraelit për mospranimin e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës, dhe kjo, sipas Daçiqit, “reflekton pozitivisht në cilësinë dhe përmbajtjen e raporteve të përgjithshme” ndërmjet dy vendeve, përcjell REL.

Ambasadorja e Izraelit në Beograd, Alona Fisher-Kamm, gjatë fjalimit të saj në këtë tubim, e ka falënderuar Serbinë për “drejtimin në të cilin shkojnë raportet në të mirë të dy popujve”. Ajo ka theksuar se këmbimi i mallrave dhe investimet izraelite në Serbi janë rritur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button