Shqipëri: Debati në Kuvend, batutat që shkaktuan tension në sallë (VIDEO)

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me mjaft tensione mes palëve, ku nuk kanë munguar as batutat. Më të shpeshta kanë qënë ato mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit demokrat Sali Berisha, transmeton Top Channel. 

“Ti hyn tek ata që e dinë sa bëjnë shtatë herë shtatë. Lorenc, hajde këtu tani dhe jep përgjigje këtu. Nuk ka problem.Nëse mbështet projektin qorr të Saliut, je në lartësinë që të kërkon detyra e përfaqësimit në këtë grup që vetëm me sytë e veta, me mendjen e vet nuk mendon, se ja ku i ka sytë, ja ku e ka mendjen dhe ja ku e ka iPad që ju komandon të gjithëve ju. The që nuk e kam në natyrë të bëj batuta, është çështje aftësie. Ti nuk e ke këtë aftësi”, tha Rama.

“Dije këtu o injorant, që ke vetëm injorancën se nuk u hapën digat, se digat është të ulësh kokën nga apokalipsi. A e morrët vesh që kishte çuar don Agaçion për ti nxjerrë në Katania dokumentin e falsifikuar. A nuk e denoncuam këtu në Parlament apo jo? Fol mo për këto. Po Balili të ka në grusht ty, fol e për Balilin po deshe. Po videon e orgjive të tua në Santa Quaranta ua ka dorëzuar të gjithëve”, tha Sali Berisha.

“Kur s’kam bërë e kur nuk bëj politikë me emra kriminelësh e me emra krushqish, e me emra…. këtë e ke ti si llaxorja më e madhe e këtij vendi historikisht ty ta kemi lënë. Ke bërë dhe kazanin dixhital atje, vazhdo”, iu përgjigj Rama.

“Tani del këtu shpesh e shan me fjalë që nuk i përdor kurrë, fyen me fjalë që si përdor kurrë. Po unë do tu them miqtë e mi, asnjëherë mos i reagoni. Ne në shtëpi kishim dy qen, njëri ishte i madh, tjetri një këlysh, lehte gjithë ditën më mërziste shumë. “Kuç mos leh”, i thosha unë. “Ça ke Sali?”, më thoshte gjyshja. “Më çmendi ky këlyshi gjyshe”, i thosha unë. “Po çmend veten ti më thoshte, se nuk i thuhet këlyshit mos leh, se ai leh më shumë”, tha Berisha.

“Sot na ke ndihmuar të kuptojmë pse i thua skape atyre që i hedh në betejën qorre të luftës politike”, iu përgjigj Rama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button