Takimi i Nimicit me negociuesit – tentim i parë për afrim të qëndrimeve pas ngecjes trevjeçare

 Nga takimi i parë me ndërmjetësuesin Methju Nimic nuk ka propozim konkret për zgjidhjen e kontestit me emrin. Takimi ishte tentim, pas ngecjes trevjeçare, në negociatat që të krijohet kontakt, të krijohet atmosferë për hapjen e procesit, theksojnë burimet diplomatike.

Takimi i parë në kontestin i vjetër pothuajse tre dekada, nuk mund të japë pasqyrë të plotë për gatishmërinë e Greqisë për kompromis, edhe pse të dyja palët tregojnë optimizëm për zgjidhjen e tij, theksojnë diplomatët, transmeton MIA. 

Për momentin nuk është e dobishme të spekulohet me propozim konkret për emrin, sepse tani është me rëndësi të përforcohet gatishmëria që të zgjidhet çështja.

Sipas burimeve të njëjta, në tërë procesin për Maqedoninë me rëndësi është që të arrihet deri te pika “kur askush nuk mund të kontestojë se jemi maqedonas”, sepse identiteti është me rëndësi, por, gjithashtu, edhe perspektiva e hapur për BE-në dhe NATO-n.

Ndryshimi i emrit të aeroportit në Shkup nuk do të ishte problem, si hap i parë i mundshëm ose gjest i vullnetit të mirë nga pala maqedonase me të cilën do ta tregojë gatishmërinë për gjetjen e zgjidhjes.

Në tërë procesin, duket të merret parasysh edhe konteksti politik në dy vendet, si dhe disponimi i opinionit për këtë çështje.

Pala maqedonase është e gatshme për ndryshim të qasjes ndaj tërë problemit, braktisjes të sulmeve dhe konfrontime dhe afrim drejt Greqisë, sepse siç sqarojnë burimet diplomatike, me këtë vend duhet të jemi aleatë, e jo armiq.

Ky proces jashtëzakonisht i rëndësishëm në vend, megjithatë, është vështirësuar në ngjarjet me opozitën, theksojnë diplomatët, gjegjësisht tregimi që deri më tani është shfrytëzuar në opinion, që vetëm kontribuon për përforcimin e qasjes ofenzive të Athinës. krijimi i konsensusit të brendshëm nuk është proces i lehtë, duke e pasur parasysh atë që një numër i madh i bartësve të vendimeve nga radhët e opozitës përballen me procedura gjyqësore, në lidhje me ngjarjet e 27 prillit dhe gjithashtu edhe Qeveria greke nuk ka qëndrim të vetëm në lidhje me çështjen, duke i pasur parasysh pozitat për emrin e ministrit të Mbrojtjes Panos Kamenos.

Përveç çdo gjëje, megjithatë, më shumë se e sigurt është se Maqedonia do të përfshihet në Strategjinë për zgjerim të kryetarit të KE-së, Zhan Klod Junker, të paralajmëruar për në shkurt të vitit 2018, ndërsa KE-ja mund të dalë me rekomandim për fillim të negociatave edhe para prillit, para publikimit të raportit të tij të rregullt për përparim.

Burimet diplomatike thonë se pa dallim të rrethanave të brendshme dhe të jashtme, megjithatë ekziston shans, i cili do të jetë i parë pas Samitit në Bukuresht nga viti 2008 dhe se nëse në vitin 2018 nuk kapet treni nuk do të dihet në çfarë rrethana do të gjindet në Evropë, pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian.

Për dallim nga viti 2008 kur presioni i bashkësisë ndërkombëtare për të hyrë në NATO ishte i madh, tani ai presin nuk është aq i dukshëm, edhe pse në interes të të gjithëve është që vendi të integrohet dhe të mos jetë ishull i vetëm i Ballkanit.

Ekzistojnë shanse reale edhe Sekretariati i përgjithshëm i NATO-s të dalë me raport deri në prill për çështje bilaterale me Greqinë dhe për procesin e reformave në vend.

Kemi vetëm gjashtë muaj të lëvizim në atë drejtim, ndërsa për BE-në dhe për NATO-n nuk është kyçe vetëm emri por tërë procesi reformues në vend, konkludojnë burimet diplomatike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button