Kur je larg meje

U mësova të dua kështu nga larg

Me mungesën tënde u mësova

frikë kam kur të kthehesh sërish.

Do jesh ai që kështu e dashurova ! ?

 

Do më mungosh  ndoshta largësia

Distanca është mall, lot nëpër sy

Kam frikë se kjo do të  ishte dashuria

…, malli për ty !

 

U mësova të të dua kur të kam larg

Mos u afro shumë e mos më braktis.

Lërmë dorëzuar, rob në mall

…, për hir të dashurisë!

Autor: ANELJA LAKO

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button