Rikthehen reshjet masive, nisin problemet e para në disa qytete

Veriu i Shqipërisë është përfshirë sot nga reshjet e dendura të shiut. Reshjet kanë filluar në orët e mbrëmjes dhe pritet të vijojnë edhe gjatë natës, duke shtuar intensitetin e tyre. Nga Shkodra në Lezhë, qytetet veriore pritet të kenë përmbytje, vetëm pak javë pas përmbytjeve masive, që kaloi vendi.

Sipas Meteoalb, vranësirat do të fuqizohen në orët e vona të pasdites në të gjithë territorin duke gjeneruar shira me intensitet të ulët deri mesatar në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër, ndërsa shira të dobët në zonat jugore. Ndërsa parashikohen reshje të pakta debore në zonat e thella malore, sepse temperaturat mbeten relativisht të larta.

Pas mesnatës, shirat ndalojnë në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa mbeten prezente në formën e shirave të përkohshëm në zona të izoluara të qendrës dhe juglindjes. Temperaturat e ajrit kanë vijuar të larta edhe gjatë ditës së mërkurë, ndërsa e dita e enjte sjell një rënie me 2 – 3°C të temperaturave gjatë mëngjesit e mesditës duke bërë që ekstremumet termike të luhaten nga 2°C mëngjesi në zonat e thella malore në 16 – 17°C, temperaturat më të larta gjatë mesditës, në zonat jugperëndimore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button