Do të shfuqizohet tarifa e lirë e rrymës? Ja çfarë thonë nga Ministria e Ekonomisë

Sa i përket informatave që me projektligjin për energjinë do të shfuqizohet tarifa e lirë për qytetarët, Ministria e Ekonomisë informon publikun se zgjidhja e re ligjore nuk do të shfuqizojë tarifën e lirë, por përkundrazi, ajo garantohet si kusht minimal në procesin e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, njofton Portalb.mk.

“Liberalizimi i tregut do të sjellë një konkurrencë më të madhe dhe cilësi të shërbimeve, dhe qytetarët do të jenë në gjendje të zgjedhin vetë furnizuesin e energjisë elektrike. Praktika evropiane ka treguar se kur ka konkurrencë në treg, furnizuesit  ofrojnë përfitime shtesë për qytetarët.

Projektligji i ri për energjinë ofron zgjidhje evropiane në interes të qytetarëve, me qëllim  të distribuimit dhe furnizimit të sigurtë dhe cilësor të energjisë elektrike. Me të, legjislacioni i brendshëm është plotësisht i harmonizuar me legjislacionin e BE-së në sektorin e energjisë – Paketa e tretë e masave të energjisë, në përputhje me detyrimet dhe rregullat e ndërmarra sipas marrëveshjes me Komunitetin e Energjisë.

Përfundimisht, për mbrojtjen e qytetarëve me projektligjin e ri për Energji, do të formohet i ashtuquajturi furnizues universal, i cili do të duhet të ofrojë shërbim cilësor për përdoruesit,  me çmime më të ulta.” kumton Ministria e Ekonomisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button