Raporti i punës në ASHAAM dhe AKE: dukshmëria e të dy trupave rregullatorë është e dobët

Ka përmirësim të transparencës, pavarësisë dhe efikasitetit, por dukshmëria e të dy trupave rregullatorë është e dobët – këto ishin përfundimet e përgjithshme nga prezantimi i raportit të katërt që ka të bëjë me punën e të dy trupave rregullatorë, Agjencinë e Shërbimeve Audio dhe Audiovizuele (ASHAAM) dhe Agjencinë e Komunikimeve Elektronike, për periudhën qershor-shtator 2017, njofton Portalb.mk.

Projektin “Monitorimi i efikasitetit, transparencës dhe përgjegjësisë së trupave rregullator të mediave – Monitorim i performancave” e zbatojnë EuroThink – Qendra për strategji evropiane në bashkëpunim me Info qendrën, Transparencën Maqedoni dhe Komitetin e Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Maqedonisë dhe është përgatitur në bazë të “Monitorim-matricës për punën e ASHAAM dhe AKE.

Siç shpjegoi Hristina Jovançeva nga Eurothink ky raport i katër tremujor përveç punës së dy trupave rregullator, i referohet opinionit të qytetarëve në temat në lidhje me mediat dhe komunikimet elektronike në Maqedoni, përmes të cilave është ardhur me organizimin e fokus grupeve.

Biljana Bejkova, drejtorja ekzekutive e OJQ Infoqendër i referohet raportit në atë se AKE nuk ka shënuar ndryshime të rëndësishme në lidhje me transparencën dhe llogaridhënien. Informatat e të tre faqeve rregullisht janë azhurnuar, siç tha ajo, por stagnim është vërejtur në mediat sociale. “Siç informoi tashmë në raportin paraprak” tha Bojkova, AKE i ka reduktuar donacionet për mbi 75 milionë denarë, ndërsa e ka rritur për ndërtimin e sistemit të antenës në Vodno për mbi 90 milionë denarë.  Është vërtetuar se AKE nuk ka sjellë vendim për asnjë donacion.

Bojkova shpjegoi se monitorimi ka treguar se në periudhën prej vitit 2017 deri në vitin 2021 Inspektorati shtetëror për punë ka kryer mbikëqyrje dhe inspektime për marrëdhëniet punuese në AKE ku te tre persona janë konstatuar parregullsi. Te një i punësuar për kohë të pacaktuar, me orar të plotë, përmes inspektimi të evidencës është konstatuar se në periudhën e vitit 2016 nuk e ka evidentuar pjesëmarrjen e tij në punë. As AKE  nuk ka dëshmuar se punëtori ka shkuar në punë. I dyti nuk e ka evidentuar ardhjen në punë nga marsi deri për momentin e mbikëqyrjes inspektuese dhe është konstatuar se ka marrë pushim vjetor, por nuk janë dhënë inspektime për vendim për të njëjtin. Orët kur këta persona kanë munguar në punë janë theksuar si orë me punë efektive dhe është paguar rroga.

Rreth punës së ASHAAM tha Bejkova është vërejtur përmirësim në transparencë dhe llogaridhënie, është re dizajnuar edhe faqja e internetit.

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Observatori i reformave mediatike”, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, “Agora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button