Shqipëria këtë vit ka fituar 149 milionë euro nga të ardhurat e vizitorëve të huaj

Numri i turistëve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë gjatë vitit 2017 është rritur duke bërë që të ardhurat nga vizitorët e huaj për 9 muajt e parë të vitit 2017 të rriten me 149 milionë euro, informon ATSH.

“Lajm i mirë, të ardhurat nga vizitorët e huaj që kanë ardhur në Shqipëri për 9 muajt e parë të vitit 2017 janë rritur me 149 milionë euro, apo me 12,8 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016 dhe me 550 milionë euro apo me 72,4 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2013”, shkruan kryeministri shqiptar Edi Rama në profilin  e tij në facebook.

Referuar të dhënave më të fundit të publikuara nga Instituti shqiptar i Statistikave (INSTAT), që i përkasin periudhës janar-tetor, numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri është 4.604.010, duke u rritur me 7,1 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2016.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button