Deportohen 160 shqiptarë nga vendet e BE-së

Në Aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë, dje me tre avionë të posaçëm janë rikthyer 160 shtetas nga vendet e BE-së, të cilët kishin abuzuar me kërkesa për azil.

Sipas ATSH-së, 69 shtetas shqiptarë janë deportuar nga Gjermania, 31 shtetas janë kthyer nga Franca si dhe 60 shtetas nga Anglia.

Policia  shqiptare në përputhje të plotë me detyrat që i ngarkon ligji do të vazhdojë të rrisë dhe të kontrollojë masat e kalimit të shtetasve shqiptarë në të gjitha pikat e kufirit në Republikën e Shqipërisë.

Vetëm gjatë tre muajve të fundit janë riatdhesuar 2559 shtetas shqiptarë të kthyer nga shtete si, Franca, Belgjika, Gjermania, Anglia, Italia dhe Greqia, ku 1063 shtetas kanë kërkuar azil dhe 1496 shtetas kanë shkelur afatet e qëndrimit në hapësirën Shengen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button