Putin paralajmëroi se do të kandidohet për mandat të ri për zgjedhjet në mars

Presidenti rus, Vlladimir Putin sot paralajmëroi se do të kandidohet në zgjedhjet presidenciale në mars si kandidat i pavarur dhe se pret mbështetje të gjerë prej partive dhe popullit në Rusi.

Në konferencën vjetore për shtyp në Moskë, Putin precizoi se akoma nuk ka emëruar shef të shtabit të tij zgjedhor dhe nuk deshi në detaje të flasë për programin e tij parazgjedhor, por shfaqi bindje se ai tashmë është përpunuar.

“Klima politike në Rusi duhet të jetë konkurrente, ndërsa sistemi politik të jetë i balancuar”, deklaroi shefi i shtetit rus. “Njerëzit në Rusi në masë të madhe kanë të drejtë kur shprehin pakënaqësi, por opozita nuk mund të ofrojë agjendë të vërtetë”, deklaroi Putin.

Владимир Путин прес

Ai theksoi se Rusia duhet të jetë vend modern me sistem politik fleksibil.

“Rusia duhet të drejtohet nga e ardhmja, duhet të jetë shumë moderne, sistemi politik duhet të jetë fleksibil, ekonomia duhet të bazohet në teknologjinë e lartë. Produksioni i punës duhet të rritet vazhdimisht”, theksoi Putin.

Sipas tij, pushteti dhe e gjithë shoqëria ruse duhet të fokusohen edhe në problemet lidhur me zhvillimin e infrastrukturës, shëndetësisë, arsimit dhe drejt rritjes së të ardhurave të qytetarëve.

Presidenti rus sot filloi t’u përgjigjet pyetjeve të konferencës 12-vjeçare për gazetarë në Moskë, për të cilën janë akredituar 1.640 gazetarë rekord.

Владимир Путин прес

Në konferencën e madhe për shtyp, të cilën Putini e mban në dhjetor për t’i përmbledhur rezultatet e vitit që po shkon, nuk ekzistojnë kufizime sa u përket temave, kështu presidenti rus u përgjigjet pyetjeve të politikës së brendshme dhe të jashtme dhe sferave të tjera të politikës por edhe për jetën e tij personale.

Sa i takon kohëzgjatjes së pres konferencës, ekziston një kufizim i caktuar, por njëkohësisht gjatësia është fleksibile.

Konferenca më të gjatë për gazetarë të cilën e ka mbajtur Putin ishte ajo e vitit 2008 e cila zgjati katër orë e 40 minuta, ndërsa më e shkurtra ishte në vitin 2001 me kohëzgjatje prej një orë e 33 minuta. Prej vitit 2004, pres konferencat vjetore të tij nuk zgjasin më pak se tre orë.

Konferenca të tilla Putin mban nga viti 2001, ndërsa pushim pati në periudhën prej muajit maj 2008 deri në maj të vitit 2012 kur ishte kryeministër i Rusisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button