Ndërrime të funksionarëve qeveritarë, për vendin e ish-ministrit Ibraimovski në garë dy persona

Deputeti i LSDM-së, Vasko Kovaçeski dorëzoi dorëheqje nga posti për shkak se ai do të bëhet drejtor i kompanisë REK “Manastir”. Në vend të Kovaçevskit do të jetë ministri pa resor Samka Ibraimovski. Për vendin e Ibraimovskit në garë janë dy persona, raporton Portalb.mk.

“Sot kam marrë njoftim nga KSHZ-ja se jam deputetit i ardhshëm nga njësia zgjedhore 5 në Kuvendin e Maqedonisë pasi që kandidati i Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë dha dorëheqje. Unë u mendova gjatë kohë dhe e pash të arsyeshme se më shumë dobi do të mund të sjellë si deputet sesa si ministër. Vendimi për tu larguar nga posti i ministrit ka ardhur pasi që në Kuvendin e Maqedonisë nuk ka deputet të përkatësisë rome”, tha ministri pa resor, Samka Ibraimovski.

Se kush do të jetë pasuesi i tij në ministri, Ibraimovski tha : “Në ministrinë time ka program se çfarë do të punohet në periudhën e ardhshme kohore. Sa i takon asaj se kush do të jetë në vend timin, them se do të jetë intelektual, që ka kapacitete të larta njerëzore, i cili ka vite me radhë që punon dhe është jurist. Derisa nuk bëhet publike, nuk mund të them emrin dhe mbiemrin. Dy persona janë në garë”, tha Ibrahimovski.

Ibrahimovski sqaroi se vendimin për t’u larguar nga posti ministror nuk është presion partiak dhe nuk ka lidhje me ripërbërjen e qeverisë pasi që ka dy muaj që Ministria e Shëndetësisë është pa ministër.

“Nuk kam presion as nga partia nga e cila vij unë e as nga partitë koalicionuese qeveritare që unë të largohem nga posti ministror. Vetë vendosa për këtë vendim”, tha Ibraimovski.

Në Kuvend, i zbrazët është vendi i deputetit Stevo Pendarovski, i cili u bë koordinator nacional për NATO-n.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button