Policia e Tetovës do t’i parandalojë uzurpimet e sipërfaqeve publike në Tetovë

Policia e Tetovës nëpërmjet një kumtese njofton se dje ka filluar me aktivitiet për parandalimin e uzurpimit të sipërfaqeve publike të komunikacionit, transmeton Portalb.mk.

“Dje në Tetovë filluan aktivitetet për parandalimin e uzurpimit të sipërfaqeve publike të komunikacionit në rajonin qendror, bartës i të cilit është Stacioni Policor i Tetovës për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor.

Aktivitetet e tilla do të vazhdojnë edhe në dy javët e ardhshme ku do të sanksionohen të gjithë tezgat e vendosura në mënyrë joligjore që i kanë uzurpuar trotuaret qëllime tregtare.

Këto aktivitete pritet të kontribuojnë për lëvizje të sigurt dhe pa pengesë të vozitësve dhe këmbësorëve në rrugët dhe trotuaret e Tetovës”, thuhet në kumtesën e policisë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button