Kroacia me rritje më të madhe të prodhimtarisë industriale në krahasim me vendet e BE-së

Kroacia, krahas Irlandës dhe Danimarkës ka vërejtur rritje të prodhimit industrial në tetor në krahasim me muajin e kaluar mes vendeve në Bashkimin Evropian, tregon raporti i sistemit statistik evropian.

Në Kroaci prodhimtaria sezonale e përshtatur industriale në tetor u rrit në 2,7 për qind në nivel mujor, me çka tempi i saj është rritur dyfish në krahasim me tetorin, kur është rritur 1,4 për qind, tregojnë të dhënat e Eurostatit.

Rritja më e madhe e prodhimtarisë në nivel mujor ka vërejtur Irlanda për 10,6 për qind, pastaj Danimarka me 2,8 për qind. Në krahasim me muajin e kaluar, më shumë është zvogëluar prodhimtaria e Maltës, për 6,1 për qind, në Portugali për 2,3 për qind dhe Gjermani për 1,8 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button