Takimet e Ivanovit në Brazil, nismë për marrëveshjeve të reja

Marrëdhëniet dypalëshe mes Maqedonisë dhe Brazilit dhe mundësitë për thellimin e tyre, sidomos në fushën e bashkëpunimit parlamentar kanë qenë tema të bisedës në takimet në Brazil të presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov me kryetarin e Komitetit për punë të jashtme dhe mbrojtje nacionale në Senatin federal dhe ish-presidenti i Brazilit, Fernando Kolor de Melo dhe me kryetarin e Komitetit për punët të jashtme dhe mbrojtje nacionale në dhomën e poshtme të Kongresit nacional të Brazilit, Bruna Furlan.

Me qëllim të realizimit të nismave konkrete, bashkëbiseduesit kanë konstatuar se është i domosdoshëm avancimi  i kornizës kontraktuese mes dy vendeve. Në këtë drejtim, janë shqyrtuar nismat për lidhje të marrëveshjeve të ndërsjella në sferën e kulturës, bashkëpunimit shkencor dhe teknologjik, qarkullimin ajror dhe investimet.

Presidenti i Maqedonisë, i cili është për vizitë zyrtare në Brazil, theksoi se Republika e Maqedonisë i jep rëndësi të veçantë marrëdhënieve dypalëshe me këtë vend dhe si shenjë e qartë në këtë drejtim e potencoi hapjen e Ambasadës së Maqedonisë në Brazilia.

Ivanov është presidenti i parë i Republikës së Maqedonisë, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Brazil, motivi i të cilit është hapja solemne e Ambasadës së Maqedonisë në Brazilia. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button