Gjykimi për rastin “Spiun” është shtyrë për 23 janar të vitit të ardhshëm

Për 23 janar të vitit të ardhshëm është caktuar seanca e ardhshme për rastin “Spiun” për shkak të mos pranisë së Marijan Efremovit i cili është një ndër të dënuarit në këtë rast, njofton Portalb.mk.

Gjykata urdhëroi që për seancën e ardhshme gjyqësore t’i dorëzohet ftesë.

Lëndën “Spiun” e mori Prokuroria Speciale Publike.

Gjykata e Apelit në tetor të vitit 2016 pjesërisht i ka miratuar ankesat e të akuzuarve në lëndën “Spiun” dhe e ndryshoi aktvendimin e shkallës së parë të Gjykatës Themelore Shkupi 1 në lidhje me lartësinë e dënimeve.

“Gjykata e Apelit te Gjykata Penale e ka dorëzuar aktvendimin në të cilin aktvendimi i shkallës së parë për lëndën “Spiun” konfirmohet me atë që ankesat e të akuzuarve pjesërisht janë miratuar dhe aktvendimi është ndryshuar në pjesën e vendimit për dënimet, derisa ankesa e të akuzuarit Gj.H është miratuar dhe në këtë pjesë gjykimi kthehet në gjykim të serishëm”, deklaroi Gjykata Penale.

I akuzuari, Goran Stojkov i cili ishte i dënuar me nëntë vite burg, me vendimin e Gjykatës së Apelit dënimi i është zvogëluar për tre vite e tre muaj.

Dënimi pesëmbëdhjetë vite për të akuzuarin Marijan Efremov i është zvogëluar në dhjetë vite e gjashtë muaj.

Marijan Maxhovski ka marrë dënim me kusht, ndërsa më parë ishte i dënuar me burg për një vjet e gjysmë. Dënim me kusht ka marrë edhe Vane Cvetanov i cili ishte i dënuar me dënim trevjetor me burg.

Në dënimet e konfirmuara, siç deklaruan nga Gjykata Penale llogaritet edhe koha që të akuzuarit e kanë kaluar në paraburgim ose në paraburgim shtëpiak.

Për rastin “Spiun” të akuzuar ishin 18 persona për shoqërim kriminel, spiunim, keqpërdorim të detyrës zyrtare, shantazh, mashtrim dhe posedim të armëve pa leje.

Në fjalët përfundimtare të akuzuarit konfirmuan se janë të pafajshëm dhe kërkuan nga Gjykata t’i lirojë nga përgjegjësia penale.

LEXO: Gjykata e Apelit i zvogëloi dënimet për të dënuarit e rastit “Spiuni”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button