Ja kur pritet të ketë marrëveshje për pranimin e patentave të shoferit mes Maqedonisë dhe Gjermanisë

“Maqedonia dhe Gjermania pritet që të nënshkruajnë marrëveshje për pranimin e patentave të shoferit në fillim të vitit 2018”, konfirmon për Portalb.mk, Ministria e Punëve të Brendshme në lidhje me kërkesën e kamotshme të shumë qytetarëve të Maqedonisë të cilët jetojnë dhe punojnë në Gjermani, njofton Portalb.mk.

“Në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes për pranim të patentave të shoferit mes Republikës së Maqedonisë dhe Gjermanisë ju informojmë se Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë dhe Ministria Federale e Transportit dhe Infrastrukturës Digjitale të Republikës Federale të Gjermanisë janë në fazë të harmonizimit të draft – tekstit të Deklaratës së përbashkët për qëllim të pranimit të patentave të shoferit mes Maqedonisë dhe Gjermanisë”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Ata shtojnë se me qëllim që të përshpejtohet e gjithë procedura rreth marrëveshjes së deklaratës, këto ditë, përfaqësuesit e MOB-së nga Departamenti për Bashkim Evropian dhe Bashkëpunim Ndërkombëtare, kanë mbajtur takim punues me përfaqësuesit e Ambasadës së Gjermanisë në Shkup.Dështoi 110 herë në testin e patentës

“Këto ditë ka pasur takim mes përfaqësuesve sektorit përkatës të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Ambasadës së Gjermanisë në Shkup. Prej tyre janë kërkuar të gjithë informatat rreth procedurës për nënshkrimin e Deklaratës, pas së cilës u njoftuam se pala gjermane e ka pranuar draft – tekstin për Deklaratën e përbashkët dhe po punohet për përgatitje të përgjigjes përkatëse. Presim që në fillim të vitit 2018 të nënshkruhet marrëveshja”, thonë për Portalb.mk nga MPB.

Portalb.mk, ka kontaktuar edhe me Ambasadën e Gjermanisë në Shkup, të cilët shkurt thanë se “atë çfarë duhet bërë, pala gjermane e ka bërë, ndërkaq momentalisht tërë rasti është në duar të organet kompetente të Maqedonisë”.

Ndryshe para disa muajve një grup i qytetarëve të Maqedonisë në Gjermani ngritën iniciativë me të cilën kërkonin nga autoritetet gjermane të njohin patentat e shoferit të Maqedonisë, pasi që paraqet problem të madh për kurbetçarët e Maqedonisë.

“Konsiderojmë se është e panevojshme të kërkohet nga personat të cilët kanë gjashtë muaj përvojë me menaxhimin e mjeteve motorike në Gjermani dhe të cilët posedojnë leje valide për vozitje, që përsëri duhet të japin provim në Gjermani. Domosdoshmëria e vozitësve të Maqedonisë që përsëri ta kalojnë provimin e lejes për vozitje është harxhim shtesë si dhe humbje kohe, por para se gjithash, pengesë në përfundimin e punëve dhe obligimeve të përditshme në lidhje me transportin”, deklarojnë iniciatorët e kërkesës.

Në bazë të Konventës së Vienës për komunikacion rrugor prej vitit 1968, njohja e ndërsjelltë e lejeve të vozitjes (B kategori) në Maqedoni është e miratuar me vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Bullgari, Kroaci, Romani, Slloveni, Belgjikë dhe Austri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button