Departamenti i Shtetit: Koreja Veriore nuk jep shenja se dëshiron seriozisht të bisedojë

Departamenti amerikan i Shtetit kumtoi se Uashingtoni dëshiron të zhvillojë dialog me Korenë Veriore “në këtë moment”, por kjo nuk mund të ndodhë tani, pasi që Pheniani nuk ka shprehur gatishmëri që ta ndërpresë programin bërthamor dhe raketor.

Zëdhënësja e Departamenti të Shtetit, Hedher Nauert deklaroi se fillimisht duhet të ketë “periudhë qetësie” në të cilën Pheniani do t’i ndërpresë provat e saj bërthamore dhe raketore të fillojë çfarëdo qoftë negociatash.

Paraprakishtk, sekretari i Shtetit, Reks Tilerson theksoi se “kusht për negociata të këtilla është se nuk ka të ardhme për Korenë Veriore me armë bërthamore”.

“Sekretari i Shtetit nuk vendos politikë të re. Politika nuk ka ndryshuar”, deklaroi Nauert.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button