Vazhdon gjykimi për “Trust” ku i gjykuar është biznesmeni Sead Koçan

Në Gjykatën Penale të Shkupit sot duhet të mbahet seanca e re për lëndën e PSP “Trust”, në të cilën i dyshuari i parë është biznesmeni Sead Koçan si edhe dy persona fizik dhe tre juridik, në mesin e të cilëve edhe drejtuesit e kompanive “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato” SHPKNJP, për pjesëmarrje në një tender të Centraleve të Maqedonisë.

Gjykata sot duhet të marrë në pyetje ekspertë të propozuar prej Prokurorisë Publike Speciale.

Në seancën e kaluar është marrë në pyetje eksperti Dejan Gërkovski. Ai tha se ka kërkuar të bëjë kontroll në objektet e “Transmet” dhe të përcaktojë nëse përkojnë me objektet të cilat janë theksuar në dokument, por mundësi për kontrollin e tillë nuk ka marrë.

Shtoi se e ka njoftuar Prokurorinë se nuk mund të bëjë kontroll në objektet dhe se konstatimet do t’i përgatisë në bazë të dokumentit. Tha se prej tij është kërkuar ekspertizë që të shihet nëse bëhet fjalë për makineri mobile apo statike për bluarjen e gurit.

Avokati Mile Petkovski e pyeti ekspertin nëse deri më tani ka kryer ekspertizë nga sfera e gjeologjisë dhe minierave. Eksperti u përgjigj se deri më tani ekspertizë nga sfera e gjeologjisë dhe minierave nuk ka kryer, por se në Fakultetin Mekanik në Shkup ku ka studiuar ka lëndë të cilat kanë të bëjnë me mekanizimin ndërtimor dhe atë të minierave.

Sipas akuzës, të dyshuarit me dokumente të falsifikuara kanë kurdisur tenderë në ELEM në vlerë prej 17 milionë euro.

Lënda, siç publikoi PPS, është formuar në bazë të tri bisedave të përgjuara, prej të cilave dy të papublikuara në opinion prej 3.8.2011 dhe 6.10.2011.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button