Greqia e dënoi pozitën e kryetarit të Këshillit Evropian për emigrantët

Autoritetet greke kumtuan se përjashtimi i kuotave për emigrantë prej kryetarit të Këshillit Evropian Donald Tusk është “jo në kohë” dhe nuk ka mundësi që të pranohet në samitin e BE-së kësaj jave.

“Donald Tusk dha një deklaratë jo në kohë dhe të panevojshme për çështjen e refugjatëve dhe nuk vlerësoj se propozimi i tij ka mundësi të pranohet”, tha kryeministri grek Aleksis Cipras.

“Nuk do të pranojmë asnjë fjali prej deklaratës finale (të samitit të BE-së kësaj jave), e cila ka të bëjë me sistemimin e barabartë “të emigrantëve të cilët arrijnë në Evropë”, shtoi Cipras.

Në letrën dërguar 28-të vendeve anëtare të BE-së, Tusk thotë se debati rreth kuotave të obligueshme për risistemimin e emigrantëve “është dëshmuar shumë konfliktuoze”. Sipas tij, çështja për kuotat e obligueshme është dëshmuar si “joefektive”. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button