Marrëveshja në fushën e arsimit me Shqipërinë, Abetarja e unifikuar ende askund!

Nuk do të ketë ndonjë marrëveshje të re me Shqipërinë sa i përket fushës së arsimit.

Nxënësit shqiptarë në Maqedoni vazhdojnë të mësojnë me gabimet skandaloze që hasen në tekstet e tanishme shkollore, dhe që janë të natyrës së  ndryshme, duke filluar nga gabimet gjuhësore, konceptuale e deri te fyerjet, shkruan Portalb.mk. Mësimdhënësit, prindërit u ankuan shpesh herë për përmbajtjen, kualitetin si dhe mungesën e librave, mirëpo ankesa e tyre hasi në vesh të shurdhër për arsye se Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ende nuk ka ndërmarrë asgjë për asnjë nga ankesat e parashtruara.

Edhe pse tani më një kohë u nënshkrua Marrëveshja në fushën e arsimit mes MASH-it të Maqedonisë dhe Shqipërisë, ende nuk ka asgjë konkrete se si mund të ndihmojë Shqipëria, Maqedoninë për përmirësimin e teksteve skandaloze.

Zëdhënësi i MASH-it, Vlladimir Dellov bën të ditur për Portalb.mk se ende është duke u punuar në ligjin sa i përket literaturës në shkollat fillore dhe të mesme.

“Është duke u përgatitur ligj i ri për literaturën, prcedurën e recenzimit dhe lehtësimin e saj. Librat që janë me gabime do të mund tëpërmirësohen në një mënyrë më të lehtë si dhe do të vendoset për programet dhe librat me të cilat duhet të punohet”, tha për Portalb, Dellov.

Kurse sa i përket takimin të qeverisë së Maqedonisë dhe Shqipërisë që do të mbahet ditën e premte në Pogradec, Dellov sqaron se nuk do të ketë ndonjë marrëveshje të re sa i përket fushës së arsimit.

Përdorimi i abetares së unifikuar nga nxënësit shqiptarë të Maqedonisë paraprihet me ndryshim të ligjit të teksteve shkollore, megjithatë siç bëri të ditur kohë më parëish zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Visar Ganiu, kjo do të parashihet me ndryshim të ligjeve për arsim fillor për të cilin ende po punohet në Ministri.

“Ne kemi nismë për ndryshim të ligjeve në të gjitha nivelet, sipëror, të mesëm dhe fillor.  Jemi duke mbledhur informata në lidhje me abetaren dhe kuptohet që do të insistojmë qe të ndryshojmë edhe ligjin e teksteve shkollore që të mund ta zbatojmë abetaren e Unifikuar në Maqedoni”, tha Ganiu.

 

Deri më tani lidhur me Marrëveshjen në sferën e arsimit me Shqipërinë, në ueb faqen e MASH-it ka vetëm dy informacione:

  1. Marrëveshja e nënshkruar nga ish ministrit Abdilaqim Ademi lidhur me përforëcimin e bashkëpunimit mes universiteteve të dy vendeve, transferimin e studentëve si dhe bashkëpunim në fushën e literaturës për qillime të hulumtimeve universitare. Kjo marrëveshje është me kohëzgjatje prej pesë viteve (16.03.2016)
  1. Takimi i ish ministrit Pishtar Lutfiu me ish ministren e arsimit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ku u bisedua për thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit mes dy shteteve. (24.06.2016)

Ndryshe kjo marrëveshje mes dy shteteve është me kohëzgjatje prej 2015-2018, ku edhe pse dy vjet nga marrëveshja e arritur në sferën e arsimit ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë dhe pesë vjet nga përdorimi i abetares së unifikuar shqiptare në Kosovë, nxënësit shqiptarë të Maqedonisë ende nuk e kanë në duar abetaren e unifikuar, shkruan Portalb.mk.

LEXO MË SHUMË:
Edhe këtë vit nxënësit e Maqedonisë pa Abetare të përbashkët me Shqipërinë
Ja pse nxënësit në Maqedoni ende nuk mund ta përdorin Abetaren e përbashkët
A do ta përdorin abetaren e përbashkët nxënësit shqiptar?
Kumanovë: Urgjentisht të sigurohet Abetarja mbarëkombëtare

“Abetarja mbarë kombëtare” që harroi gjithë shqiptarët

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button