Banka Botërore, e përkushtuar për ta ndihmuar Kosovën në fushën e energjisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti një delegacion të lartë të Bankës Botërore të udhëhequr nga drejtori për Energji, Riccardo Puliti dhe drejtoresha e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder, me të cilët bisedoi për zhvillimet në fushën e energjisë, njofton kumtesa qeveritare,transmeton Gazeta Express.

Haradinaj e vlerësoi shumë të rëndësishëm anëtarësimin e Kosovës në Bankën Botërore dhe njëkohësisht edhe mbështetjen që ky institucion ndërkombëtar i ka dhënë Kosovës deri më sot, me theks të veçantë në fushën e energjisë.

Ai tha se me Marrëveshjen e arritur me kompaninë amerikane “Contour Global” për Termocentralin “Kosova e Re”, Kosova po e ndërton një sistem të qëndrueshëm energjetik që është në dobi të shtetit dhe të qytetarëve të tij.

Drejtori për Energji i Bankës Botërore, Riccardo Puliti theksoi se Banka Botërore vazhdon të jetë e përkushtuar për ta ndihmuar Kosovën që të zgjidh mungesat në fushën e energjisë përmes një strategjie gjithëpërfshirëse.

Ai tha se përkrahja e adresimit të mungesës së energjisë në Kosovë është një prej elementeve të strategjisë së gjerë të Grupit të Bankës Botërore për të mbështetur zhvillimin ekonomik, për të përmirësuar konkurrencën dhe menaxhimin e mjedisit si dhe për të nxitur rritjen e sektorit privat dhe krijimin e vendeve të punës për të rinjtë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button