Jotova: Nuk kemi kohë për të humbur, vendi juaj është në BE dhe në NATO

Nuk kemi kohë për të humbur. Bullgaria çdoherë e ka pranuar, e ka mbrojtur dhe ka garantuar të drejtën e Republikës së Maqedonisë që të bëhet anëtare e plotfuqishme në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Shteti ynë ishte i pari që e ka njohur Maqedoninë në vitin 1992 dhe tani është koha e saktë të shohim se cilat janë projektet e përbashkëta të cilat mund t’i bëjmë së bashku që të rinjtë të mbesin në Bullgari dhe në Maqedoni. Të mos e humbim potencialin tonë dhe kjo ndodh vetëm me punë dhe me punësime.

Këtë në intervistë për agjencinë bullgare të lajmeve BGNES e theksoi nënpresidentja e Republikës së Bullgarisë Iliana Mainova Jotova, para vizitës së saj të nesërme në Republikën e Maqedonisë.

Ajo theksoi se vizita e saj ka karakter pune dhe se do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev, me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi.

“Në vendin tonë ka një proverb shumë të bukur – Hekuri rrihet sa është i nxehtë. Vetëm para disa muajve nga të dyja palët u demonstruan një lloj i ri i marrëdhënieve. Këto marrëdhënie nuk duhet të lihen vetëm në bazë të dokumentit të marrëveshjeve dhe marrëveshjeve të nënshkruara. Ne jemi në dijeni se Marrëveshja për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim pritet të ratifikohet me Republikën e Maqedonisë”, sqaroi Jotova.

Sipas saj, me rëndësi është që të ketë zhvillim të marrëdhënieve bilaterale dhe prandaj çdo mundësi duhet të shfrytëzohet.

“Asgjë nuk pengon të zgjerohen edhe vendkalimet kufitare midis dy shteteve, të jenë me të vërtetë bashkëkohore dhe evropiane, ashtu që për një vend i cili tashmë dhjetë vjet është anëtare e BE-së, ndërsa tjerat janë drejtuar më tej. Nëse i rregullojmë këto probleme infrastrukturore, investimet dhe projektet e përbashkëta do të lehtësohen në masë të madhe dhe gjithsesi do të jenë realitet”, theksoi Jotova, e cila shtoi se kjo është diçka fillestare dhe e obligueshme nga e cila duhet të fillohet.

Ajo konsideron se pastaj do të ketë lëvizje në shumë kompani bullgare në Maqedoni.

“Përvoja ime tashmë një vit tregon se kompanitë bullgare dhe komunitetet bullgare janë në vende të ndryshme të Evropës, në vende të afërta dhe të largëta dhe janë urë natyrore midis dy shteteve. Pikërisht me kompanitë më mirë bëhet këmbimi i ideve të mira dhe zbatohen projekte të përbashkëta”, deklaroi Ilijana Jotova.

Ajo potencoi se shumë me kujdes e ndjek çdo hap të Kishës Ortodokse Bullgare.

“Këto janë punë kishtare në të cilat autoritetet e tjera në shtet nuk duhet të përzihen. Vendimin do ta marrë KOB. Konsideroj se këto hapa të KOB janë në drejtim të vërtetë”, theksoi nënpresidentja e Bullgarisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button