Jeni mbledhur të gjithë kundër Shqiprimit-O Zot fali se nuk dinë

Kampanja për zgjedhjet lokale në Luginë të Preshevës është duke dalluar prej vitit të kaluar duke e pasur parasysh atë se të gjithë kundërshtarët e dikurshëm janë bërë bashkë. PVD-PDSH si dhe partizat tjera më të vogla janë bërë bashkë kundër APN-së së Shqiprim Arifit. Me çdo çmim duan që me 24 dhjetor Shqiprim Arifi t`i humb zgjedhjet në Komunën e Preshevës, ndërsa avazi i vjetër i mosndryshimit asnjëherë të mos ndërroje.

Dalja në skenën politike APN-ja e Shqiprim Arifit ka bërë një gjë tepër të dobishme, i ka bërë bashkë të gjitha partizat dhe partitë faktor në këtë pellg të sherrit që sherrin di t`ia sheh edhe Stambolli.

U pa edhe sundimi i Ragmi Mustafës, Riza Halimit dhe së fundmi edhe i Ardita Sinanit, vajzës elegante e cila në periudhën sa ishte në pushtetin e Komunës së Preshevës nga faqja zyrtare e kësaj komune në rrjetin social-Facebook shante dhe ofendonte APN-në e Shqipërim Arifit dhe nxirrte foto denigruese.

Nacionalistët, ish ujqit e vjetër të Serbisë i futën në kurth edhe disa naiv nga radhët e praktikantëve musliman, interesxhinj deri në pikën e fundit, të cilëve ja dimë edhe biografinë e tyre të bardh e të zezë nga periudha e studimeve. Për interesin e nacionalistëve, këto praktikant musliman shumëllojshmërinë e ngjyrave në Preshevë duan që ta shohin vetëm zi dhe ta detyrojnë APN-në e Shqiprim Arifit ta përmend vetëm ngjyrën e bardhë. Ky lloj aksioni-reaksioni në këtë kampanjë do të dëmtoje dukshëm interesat e shqiptarëve të cilët mund që të ushqehen vazhdimisht me nacionalizëm duke mos iu afruar asnjë perspektivë reale për mbijetesë.

Ardhja në kreun e komunës së APN-së së Shqiprim Arifit dëshmoi për një transparencë dhe punë progresive e orientuar kah investimet kapitale si dhe përmirësimi i urbanizmit si dhe klimës nacionale në Luginë.
Shqiprim Arifi u bë promotor i pajtimit kombëtar dhe ndërmjetësimit midis liderëve shqiptar në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni duke krijuar një urë lidhëse komunikimi me autoritetet e Beogradit. Po ashtu interesi i kahmotshëm i shqiptarëve të Maqedonisë dhe Luginës së Preshevës është hapja e kufirit në Miratoc, ndërsa këtij procesi po i prin APN-ja e Shqiprim Arifit.

Të mblidhesh bashkë me nacionalistët e kalbur që qendrën e kanë në Beograd e të hedhësh vrerë e shpifje kundër Shqiprim Arifit në mediet e ndryshme si dhe në rrjetet sociale, d.m.th. të stoposh të gjitha ato nisma progresive investuese në Luginën e Preshevës, të pengosh hapjen e kufirit në Miratoc ku shqiptarët e Karadakut do të kanë mundësi zhvillimi ekonomik dhe politik.

O Zot fali se nuk dinë se çka janë duke bërë, këto kundërshtar politik, zhurmaxhinj të cilët kanë ikur nga Lugina e Preshevës dhe prej larg po e sulmojnë Shqiprim Arifin, ndërsa i njëjti po pengon zbrazjen e Luginës së Preshevës prej shqiptarëve.

Fali se janë duke mëkatuar kur janë rreshtuar kah pijanecët dhe njerëzit lojal të Serbisë e janë duke e sulmuar Shqiprim Arifin me arsyen e vetme se i njëjti është besimtar musliman.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button