Adriana Lima: Nuk do të zhvishem më

Ka mjaftuar një postim i saj në rrjetet sociale dhe brenda pak minutash ka shpërthyer polemika: Adriana Lima po largohet nga Victoria’s Secret? Deri dje nuk dukej kështu, pasi supermodelja postoi në Instagram një foto mbi një bisedë e cila linte të kuptohej se ajo  kërkonte falje pasi e tejkaluar kufirin. “Mjaft më. Diçka ka ndryshuar tek unë, nuk do të zhvishem më”. E pas kësaj, tifozët e engjëjve të Victoria Secret vërshuan me komentet, shkruan Bordo.al. 

Por këtë mëngjes, zëdhënësja e Adriana Lima ka mohuar thashethemet se modelja braziliane ka ndërprerë kontratën me Victoria’s Secret, me të cilën punon prej vitit 2000. “Ashtu siç përmendi Adriana në postin e tij, ajo mori një ofertë për një punë për të cilën nuk ra dakord. Kjo është e gjitha”- tha zëdhënësja, duke sqaruar se Adriana Lima kishte marrë një ofertë për të xhiruar nudo.

Supermodelja deklaroi në mediat sociale se kishte marrë një telefonatë ku i ishte kërkuar të shfaqej nudo në një video seksi. “Edhe pse shpesh kam bërë gjëra të tilla, pyeta veten: A më pëlqen mua të ekspozoj trupin tim? Kjo pyetje më bëri të mendoj: Shumë gra kalojnë gjithë jetën duke u përpjekur të bëhen stereotipe të imponuara nga shoqëria dhe mediat sociale, por kjo nuk është e shëndetshme, ndaj vendosa të bëj një ndryshim rrënjësor: nuk do të zhvishem më për shkaqe të panevojshme”-tha Lima në postimin e saj në Facebook.

Gjithçka do të vijojë siç ka qenë: Adriana Lima nuk ka braktisur engjëjt e Victoria’s Secret. Ajo u shfaq së fudnmi para disa javësh në Shangai në sfilatën e Victoria’s Secret, prandaj fansa mos u mërzitni, ajo do të jetë ende edhe sezonin e ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button