Debati rreth amendamenteve për ligjin për gjuhët vazhdon nesër

Debati rreth amendamentit për Propozim-ligjin për përdorim të gjuhëve do të vazhdojë nesër në ora 13:00, kumto sonte Komisioni kuvendor për çështje e evropiane.

Debati filloi sot,  ndërsa kryetari i Komisionit Artan Grubi paralajmëroi se për amendamentet e VMRO-DPMNE-së opozitare  dhe koalicionit do të debatohet më 25 dhjetor, kur do të jetë dita e tretë dhe e fundit për debatin rreth amendamenteve. Në kumtesën e djeshme theksohet se, megjithatë, dita e tretë e debatit rreth amendamenteve do të mbahet nesër, transmeton MIA. 

Në vazhdimin e sotëm ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji refuzoi një nga amendamentet e Lëvizjes Besa. Seanca e Komisionit është ndërprerë pasi kryetari i Komisionit Artan Grubi nuk u dha mundësi për vërejtje procedurale deputetëve të Besës, pas refuzimit të amendamentit, por mori fjalë pas çka deputetët e kësaj partie filluan t’i bien tavolinave të Kuvendit.

Grubi, megjithatë në deklaratë për media tha se seanca nuk do të vazhdojë pasi janë krijuar kushte për vazhdimin e debatit të amandamenteve, dhe se deputetët e Besës kanë treguar panjohuri të Rregullores së Kuvendit.

Fadil Zendeli i Besës, megjithatë, e akuzoi Grubin se ka organizuar manipulime për pamundësimin e debatit real lidhur me propozim-ligjin dhe nuk ka lejuar ta elaborojnë amandamentin e parashtruar që u refuzua.

Paraprakisht në seancë, Grubi tha se dita për debatin e amendamentit do të jetë më 24 dhjetor (që më pas e korrigjoi se do të mbahet më 25  dhjetor) që t’i jepet mundësia opozitës që të diskutojë për amendamentet.

Me ligjin për gjuhë, sipas Grubit, mbyllet një çështje nga Marrëveshja e Ohrit, ndërsa ata (VMRO-DPMNE) janë nënshkrues të tij.

Deputetët e opozitës, siç paralajmëruan, nuk marrin pjesë në seancën e komisionit, ndërsa pritet që të kyçen në debatin e Parlamentit pas kongresit të VMRO-DPMNE-së, të caktuar për më 23 dhjetor.

Pjesën më të madhe prej 90 amendamenteve – 84 ka VMRO-DPMNE, 4 LSDM dhe 2 BESA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button