Në LinkedIn zbulohen materiale me përmbajtje xhihadiste

Në LinkedIn janë zbuluar ligjërata të një kleriku radikal islamik, në lidhje me sulmet e 11 shtatorit, dhe përmbajtje të tjera xhihadiste.

LinkedIn, rrjet social i fokusuar në biznes, është alarmuar për çështjen pas një hetimi nga Instituti Tony Blair për Ndryshim Global, transmeton REL. 

Ueb-faqja, që është në pronësi të Microsoft-it, e ka hequr më pas materialin, por ajo po përballet me kritika për shkak të mosmarrjes së një qëndrimi më aktiv përpara zbulimit.

Sipas institutit të ish-kryeministrit britanik, Tony Blair – kompetencat e të cilit përfshijnë kundërekstremizmin – disa nga dokumentet kanë qenë në LinkedIn për tetë vjet.

Instituti tha se 18 materiale xhihadiste janë shkarkuar në LinkedIn në periudhën 2009-2016.

Përpara se të hiqeshin, ato kanë tërhequr mbi 21,000 shikime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button