Disa përmendore nga “Shkupi 2014” dëshmi materiale të mundshme në procedurat

Ministria e Kulturës është në koordinim me Qytetin e Shkupit dhe me Komunën Qendër rreth modaliteteve për mënjanimin e përmendoreve nga projekti “Shkupi 2014”, por nëse largohen ekziston edhe rreziku nga shkatërrimi i materialit dëshmues në procedurat që për ta i zhvillojnë prokuroritë, transmeton MIA. 

“Pjesë e madhe e këtyre objekteve janë edhe lëndë në procedurat që zhvillohen në Prokurorinë speciale publike, një pjesë e procedurave janë edhe në Prokurorinë speciale publike, ndërsa kuptohet disa prej tyre na nevojiten edhe si sigurim i dëshmisë materiale. Pon qe se i largojmë, kuptohet, ekziston rrezik i vogël në atë procedura ta shkatërrojmë materialin dëshmues. Çështja është e ndërlikuar. Ajo që na përket neve, ne hollësisht i analizojmë, si janë ndërtuar, në çfarë mënyre, kush është nënshkruar si autor, cilat procedura dhe ligje janë shkelë. Gjejmë parregullsi edhe në vetë procedurën e ndërtimit të asaj që tashmë ka qenë e projektuar nga ata si plan”; tha ministri i Kulturës Robert Allagjozovski në prezantimin e propozim-buxhetit për vitin 2018.

Kumtoi se ndërtimi i bllokuar i kompozimit skulpturor “Nëna Terezë” në sheshin “Maqedonia” derisa nuk vendosin nëse do të riformohet si objekt ose do të punohet në heqjen e tij. Nëse mbahet faza aktuale e ndërtimit, për çka negociohet me kryerësit e punëve, kjo përmendore do të kushtojë dyfish më pak nga ajo që është planifikuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button