Erjavec: Ka ardhur koha që Sllovenia ta njohë Palestinën

Ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Karl Erjavec, tha të mërkurën pas një takimi të partnerëve të koalicionit në Qeverinë e Sllovenisë se ka ardhur koha që vendi i tij ta njohë Palestinën, raporton Anadolu Agency (AA).

“Personalisht besoj se ka ardhur koha që Sllovenia ta njohë Palestinën dhe se ne duhet sërish si qeveri t’i shqyrtojmë hapat e mëtejshëm në këtë proces”, tha Erjavec pas takimit me krerët e dy partive të tjera në koalicionin e kryeministrit Miro Cerar.

Me iniciativën e tij u pranua që ai si ministër të përgatisë informacionet e nevojshme për seancën e qeverisë që do të mbahet javën e ardhshme.

Në koalicionin në Slloveni është duke u konsideruar njohja e Palestinës pasi Bashkimi Evropian (BE) njëzëri vendosi të mos ndjekë SHBA-të dhe ta njohë Kudsin si kryeqytetin e Izraelit.

Socialdemokratët (SD) e Dejan Zhidan mbështesin propozimin, por konsiderojnë se do të ishte e përshtatshme të marrin një hap të tillë me disa shtete të tjera anëtare të BE-së, në mënyrë që kjo të mos jetë proces i izoluar i qeverisë sllovene.

Kujtojmë se Erjavec në vitin 2015 kërkoi që Sllovenia ta njohë Palestinën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP