Edhe dy kriptovaluta u nisën në hapat e bitkoinit

Pasi bitkoini periudhën e kaluar në tre raste e kaloi vlerën prej 17.000 dollarëve, dy ditëve të fundit dy kriptovaluta tjera – eteriumi dhe lajtkoini u nisën pas hapave të tyre.

Nga fillimi i javës vlera e këtyre dy kriptovalutave filloi të rritet shumë. Kështu, lajtkoini të hënën paradite ka kushtuar rreth 150 dollarë, që mbrëmë të arrijë vlerë prej mbi 320 dollarë, që paraqet rritje prej mbi 110 për qind për më pak se 48 orë, përcjell MIA.

биткоин, етереум и лајткоин

Në të njëjtën kohë, vlera e eteriumit prej 460 dollarë të hënën paradite, është rritur në mbi 630 dollarë, që paraqitje rritje për rreth 40 për qind.

Analistët theksojnë se nga fillimi i javës ka qenë shumë më fitimprurëse të investohet në eterium dhe lajtkoin, sesa në bitkoin, sepse investimet e tilla do të sillnin përfitim më të madh.

етереум

Interesi për blerjen e eteriumit dhe lajtkoini rezultoi me mbingarkesë të rrjeteve për tregtim elektronik, me ç’rast ETH dhe LTC dështuan, ndërsa KoinDesk përkohësisht e ndaloi tregtimin me dy kriptovalutat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button