Nano Ruzhin: Optimizëm se kontesti me emrin do të zgjidhet në vitin 2018

 Rektori i Universitetit FON dhe ish ambasadori i Maqedonisë në NATO Nano Ruzhin është optimist se kontesti me emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë mund të zgjidhjet vitin e ardhshëm, për çfarë thotë se për momentin në kontribut shkojnë edhe faktorët e brendshëm dhe të jashtëm.

Ruzhin në deklaratën për MIA-n dha një vështrim për ngjarjet e fundit me tentimet që të lëvizë procesi për zgjidhjen e pothuajse kontestit tredekadësh, pasi dje pas Brukselit pas pauzës prej tre viteve pati takim me ndërmjetësuesin Methju Nimic dhe negociatorët e Maqedonisë dhe Greqisë, Vasko Naumovski dhe Ademantios Valisakis.

“Tani mund të jemi plotësisht optimistë, për shkak se sipas filozofisë së negociatave diplomatike, ekzistojnë faza të caktuara, rregulla, ndërsa një ndër kushtet themelore për zgjidhje është që të ekzistojë një atmosferë strukturore”, thotë Ruzhin.

Konsideron se struktura e tanishme politike edhe në Maqedoni edhe në Greqi shkon në kontribut të mundësisë për zgjidhjen e kontestit.

Thotë se Zaev dhe kryeministri grek Aleksis Cipras janë liderë të çliruar nga nacionalizimi dhe pretendimet nacionaliste, diçka që sipas tij e hap rrugën për gjetjen e zgjidhjes, e që ishte  bllokues i madh jo vetëm për emrin, por edhe për zhvillimin e marrëdhënieve të përgjithshme dypalëshe.

ципрас заев

Thekson se nëse çështja tani nuk zgjidhjet në fund të rezultojë qesharake, duke shtuar se me gjetjen e zgjidhjes askush nuk do të humbasë dhe se Maqedonia nuk do të negociojë për përmbajtjet e identitetit të saj.

Në këtë proces të dyja palët duhet shpejt të reagojnë dhe t’i shfrytëzojnë rastet pozitive dhe asnjëra nga ato nuk do të guxojë të lejojë të hyjë në situata të zgjedhjeve të parakohshme.

Lidhur me mundësinë i tërë procesi të bllokohet nga opozita tek ne, ai thotë se duhet të bëhet sistem, i cili do të garantojë se kjo që do të nënshkruhet do të respektohet.

Në vazhdimësi në zgjidhjen e kontestit me Greqinë dhe ftesë për anëtarësim në NATO në samitin në korrik të vitit të ardhshëm. Por, thotë se ekziston mundësi që ftesë të ofrohet edhe shumë më herët, sepse nuk nevojitet Samit që të merret ftesë, kjo mund të bëhet edhe me vendim të ambasadorëve të vendeve-anëtare. Parashikimin për pranim në BE e jep për vitin 2023 apo 2024.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button