Normalizohet qarkullimi hekurudhor

Qarkullimi hekurudhor në Maqedoni është normalizuar pasi është paguar pjesa e dytë e pagës së të punësuarve në HM SHA Tansport Shkup, që ishte shkak për bllokimin e qarkullimit hekurudhor për mallra dhe udhëtarë në dy ditë e gjysmë të kaluara.

Dushko Çakarovski, makinist në HM Transport SHA Shkup për MIA-n konfirmoi se tashmë janë transferuar paratë në llogaritë e të punësuarve për pagën e tetorit dhe se të gjitha trenat për mallra dhe udhëtarë, do të qarkullojnë në pajtim me itenerarin e rregullt të qarkullimit. Trenat e parë do të nisen pas orës 16 edhe atë nga Shkupi për në Koçan, Gjevgjeli dhe Kërçovë.

Normalizimi i trafikut vijon pas takimit që në mëngjesin e sotëm e patën të punësuarit dhe menaxhmenti i HM-së Transport me zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike Koço Angjushev dhe ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski.

Sipas zëvendëskryeministrit Koço Angjushev në HM ka probleme serioze dhe nevojiten ndryshime radikale.

Angjushev potencoi se pas ardhjes së Qeverisë së re në HM pagë merret muaj për muaji dhe përmbushen të gjitha obligimet ndaj të punësuarve, por ka probleme të prapambetura të cilat duhen të zgjidhen.  “Informacion i mirë është që në disa muajt e fundit krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar për 14 për qind është rritur vëllimi i punës së HM, para së gjithash në trafikun transportues. Nëse vazhdon ky trend konsiderojmë se do të gjejmë zgjidhje”, tha Angjushev.

Në HM, siç paralajmëroi, do të inspektohen të gjitha punët e deritanishme dhe do të konfirmohet nëse ekziston përgjegjësi dhe krim që të ngrihen procedurat.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve paraprakisht përmes një kumtese informoi se në suaza të kompetencave të saj edhe më tej do të vazhdojë me pagesën e mjeteve në emër të transfertave dhe subvencioneve ndaj Hekurudhës, por, potencoi se nevojitet të krijohen kushte për funksion normal të sistemit hekurudhor. Në rasti të vazhdimit të bllokadës së qarkullimit hekurudhor, siç kumtoi, do të vihet në pikëpyetje pagesa e pagave të prapambetura për të gjithë të punësuarit në ndërmarrjet hekurudhore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button