Pasi zgjedhet kryetar i Këshillit të Komunës së Tetovës Adnan Bilalli, hidhet poshtë vendimi

1 votë ka munguar që në vazhdimin e seancës së sotme konstituive të miratohet vendimi për zgjedhjen e kryetarit të ri të Këshillit Komunal të Komunës së Tetovës, Adnan Bilalli nga radhët e PDSH-së, njofton Portalb.mk.

“Sektori përkatës i administratës së komunës së Tetovës,  konstatoi se zgjedhja e kryetarit të Këshillit nuk është në pajtueshmëri me nenin 47 paragrafi 2 nga Ligji për vetëqeverisje lokale dhe nenit 19 paragrafi 1 nga Rregullorja për punë e Këshillit të Komunës së Tetovës. Prandaj në bazë të këtij konstatimi juridik e informojmë publikun se kryetari i Këshillit Komunal në komunën e Tetovë nuk është zgjedhur”, thonë nga Komuna e Tetovës.

Sipas njoftimit zyrtar të Komunës, zgjedhja e Bilallit hidhet poshtë pasi nuk është në përputhje me ligjin për vetëqeverisje lokale, gjegjësisht nuk kanë votuar 16 nga 31 këshilltarët e komunës. Megjithatë, partitë që sot votuan për Adnan Bilallin, teknikisht kanë shumicë dhe vota të mjaftueshme për ta zgjedhur kryetarin, pasi që sipas përbërjes së Këshillit, ata gjithsej i kanë 16 këshilltarë.

Këshilli i Komunës Tetovë numëron 31 këshilltarë, ndërsa nga kjo përbërje, 30-ve prej tyre u janë verifikuar mandatet. Një këshilltar është pa mandat pasi ende nuk ka marrë pjesë në seancë. Kandidaturën e Bilallit e kanë përkrahur 15 këshilltarë, nga BDI-ja, PDSH-ja, LSDM-ja dhe PDT, ndërsa kundër ishin nëntë – nga Besa dhe Aleanca për Shqiptarët. Këshilltarët nga VMRO-DPMNE-ja, e kanë braktisur seancën në shenjë të revoltës, siç thanë, për shkak të arrestimit të 37 personave për dhunën në Kuvend më 27 prill.

“Procedura në vazhdimin e sotëm të seancës u zbatua sipas Ligjit për vetadministrim lokal, si dhe Statuti dhe rregullorja për punë e Këshillit të komunës së Tetovës. Pesëmbëdhjetë këshilltarë është përkrahje e mjaftueshme për zgjedhjen time pasi një këshilltari nuk i është verifikuar mandati. Pres punë më aktive pasi duhet të miratohet buxheti i komunës, të formohen komisione adekuate dhe të punojmë në interes të qytetarëve”, tha Bilalli.

Ndryshe kjo është tentativa e dytë që dështon të zgjidhet kryetari i ri i Këshillit të Tetovës, pasi që paraprakisht seanca konstituive u ndërpre nga këshilltarja Rushadie Ramani-Halili nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim

Përbërjen e Këshillit mund ta shihni më poshtë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button