Sulmi i fundit në New York, kërcënues për ëndrrën amerikane, vendimi i ri i Presidentit Trump

Pak ditë pas sulmit të fundit në New York, Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka vendosur të nisë procedurat për bllokimin e Lotarisë Amerikane. Trump ka kërkuar të ketë një rishikim të emigracionit, pasi autori i sulmit të fundit kishte shkuar atje pasi kishte fituar lotarinë, transmeton Revista Class.

Policia e New York-ut tha sot se ka ngritur akuza për kërcënime dhe mbështetje të terrorizmit ndaj personit që u përpoq të shpërthente një bombë artizanale në sistemin nëntokësor të transportit në New York. Autoritetet thanë se ai kishte ndjekur në internet propagandën e shtetit islamik dhe u kishte thënë hetuesve se kishte vepruar në shenjë hakmarrje ndaj agresionit ushtarak të Shteteve të Bashkuara.

Sipas Zërit të Amerikës, autoritetet e kanë identifikuar të dyshuarin si imigranti 27-vjeçar nga Bangladeshi Akayed Ullah që punonte si shofer taksie. “Politika e presidentit kërkon dhënien fund të imigracionit zinxhir, dhe po të kishte ekzistuar kjo, do të kishte ndaluar këtë individ që të vinte në Shtetet e Bashkuara. Presidenti do të kërkojë një reformë imigracioni të përgjegjshme, dhënie fund të imigracionit zinxhir dhe do të jetë pjesë e këtij procesi”,- tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sara Huckabee.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button