Abaz: Për Jerusalemin janë kaluar linjat e kuqe

Presidenti palestinez Mahmud Abaz konsideron se njohja e Jerusalemit për kryeqytet të Izraelit nga ana e administratës së presidentit amerikan Donald Tramp është krimi më i madh dhe shkelja më flagrante e të drejtës ndërkombëtare.

Ai theksoi se pas vendimit të tillë palestinezët “nga tani e më tej” nuk do të pranojnë çfarëdo lloj roli nga SHBA-ja në procesin paqësor me Izraelin.

“Jerusalemi është dhe çdoherë do të jetë kryeqytet i Palestinës”, porositi Abaz në takimin e jashtëzakonshëm të liderëve të vendeve myslimane që po mbahet në Stamboll.

Ai vërejti se SHBA-ja heq dorë nga Jerusalemi sikur të bëhet fjalë për ndonjë qytet amerikan.

“Kjo i kalon të gjithë linjat e kuqe”, theksoi Abaz, duke shtuar se është a papranueshme që SHBA-ja të ketë rol në procesin paqësor të Lindjes së Afërt, për shkak se nuk është objektiv ndaj Izraelit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button