Shumica në PE i mbështetën aranzhmanet e arritura mes KE-së dhe Britanisë së Madhe

Shumica në Parlamentin evropian sot i mbështetën vendimet e arritura të Komisionit evropian me Londrën në negociatat për tërheqje të Britanisë së Madhe nga BE-ja. Më vonë, pritet që PE të sjellë rezolutë me të cilën do të rekomandojë që Këshilli i Evropës të lejojë fillim të negociatave për marrëdhëniet e ardhshme me Britaninë e Madhe.

Negociuesi kryesor i BE-së, Mishel Barnie, tha se nuk ka hapësirë për tërheqje nga aranzhmanet e bëra dhe ato duhet të mbrohen në marrëveshjen e ardhshme për dalje të Britanisë së Madhe. Ai shtoi se BE-ja nuk mund sërish të negociojë për tërësinë e tregut të vetëm, si dhe për katër liritë themelore.

Тереза Меј и Жан-Клод Јункер

Në emër të grupit të ENP-së, Manfred Veber kërkoi nesër kryeministrja britanike Tereza Mej të deklarojë se marrëveshjet e deritanishme janë obliguese. Ai shtoi se grupi do ta mbështesë periudhën kalimtare në marrëdhëniet me Londrën, vetëm nëse ka përparim në negociatat për të ardhmen. Veber theksoi se sipas anketave, gjysma e britanikëve dëshirojnë referendum të ri, sepse e kuptojnë se ata vetëm humbin me largimin nga BE-ja.

Xhovani Pitela (socialist dhe demokrat) e uroi KE-në për përparimin e arritur në negociata. Ai i bëri thirrje qeverisë britanike t’i ndërpresë fjalimet që e minimizojnë marrëveshjen preliminare.

Saed Kamal (reformues evropian dhe konservator) komenton se suksesi i negociatave deri më tani i referohet të dyja palëve. Ai theksoi se me largimin e Britanisë, interesat e përbashkëta me BE-në në tregti, zbulim dhe siguri, nuk do të ndryshojnë.

Gi Verhofshtat (ALDE) i bëri thirrje Irlandës të mos jetë “dëmi”  i negociatave. Ai e uroi Barnien dhe shfaqi pritje se aranzhmanet e arritura do të vihen në tekste juridike në javët në vijim.

Gabriuele Cimer (E majta e bashkuar evropiane) insistoi për vendosje të teksteve obliguese ligjore, “sepse tani për tani sjellja e qeverisë britanike ende nuk krijon besim”. Ajo shtoi se PE mund të kërkojë vazhdim të mandatit tetëvjeçar në të cilin drejtësia britanike do të duhet t’u përmbahet qëndrimeve të Gjykatës së BE-së.

Frenciska Keler (nga të gjelbrit) u angazhua për të drejtat e irlandezëve dhe pyeti se si marrëveshja do të zbatohet në kufirin e “ngurtë” mes Irlandës dhe Irlandës Veriore.

НАЈЏЕЛ ФАРАЖ

Najxhell Farazh (Evropa e lirisë dhe demokracia e drejtpërdrejtë) ishte mjaft kritik ndaj kryeministres Tereza Mej, e cila javën e kaluar dy herë udhëtoi në Bruksel për ta konfirmuar marrëveshjen. Farazh nuk dakordohet me bisedimet për rolin e Gjykatës Evropiane, madhësinë e borxhit britanik ndaj buxhetit të BE-së dhe mundësinë që migrimi i evropianëve në Britani të Madhe të vazhdojë me vite.

“Tereza Mej mund të heqë dorë nga të gjitha çështjet. Pa marrë parasysh nëse na pëlqen, BE-ja e tregoi fuqinë e saj, Mej përjetoi nënçmim ritual”, thotë ideologu i Brekzitit. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button