Presidenti Ivanov e hapi Ambasadën e Maqedonisë në Brazil

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov e hapi Ambasadën e Maqedonisë në Brazil, që paraqet Ambasadën e parë të Maqedonisë në Amerikën Latine.

“Hapja e Ambasadës së Maqedonisë në Brazil është fillimi i miqësisë së re dhe bashkëpunimit midis dy vendeve”, porositi Ivanov në hapjen solemne të Ambasadës në Brazilia.

Duke shfaqur shpresë se edhe Brazili do ta hapë ambasadën e saj në Maqedoni, presidenti Ivanov vlerësoi se liberalizimi i vizave midis të dyja vendeve paraqet stimul plotësues për zhvillimin e bashkëpunimit gjithëpërfshirës, veçanërisht në sferën e turizmit.

Бразил Амбасада

“Përveç transformimit dixhital, kontakti personal është i pandryshueshëm dhe prania juaj personale në këtë ngjarje tregon se ky është fillim i një miqësie dhe bashkëpunimi të ri. Na nevojitet bashkëpunim dhe janë të nevojshme kontakte personale përmes të gjithë përfaqësuesve të vendit në të gjitha kontinentet. Meqë të gjithëve na nevojitet paqja dhe prosperiteti është e domosdoshme që brezave të rinj t’u lëmë një të ardhme të sigurt”, tha presidenti i Maqedonisë.

Ambasadori i Maqedonisë, Ivica Bocevski theksoi se Republika e Maqedonisë në Brazilin e sheh si partner në garën globale, ekonomike, teknologjike, shkencore dhe digjitale.

“Pjesë qendrore e punës së kësaj Ambasade do të jetë lufta për tërheqjen e investimeve të huaja në Maqedoni, veçanërisht në brendet më të globalizuara dhe lidere të teknologjisë braziliane”, porositi ambasadori Bocevski.

Të pranishmit në solemnitet i përshëndeti u.d. ministri i Punëve të Jashtme i Brazilit, Markos Galvao.

“Në këtë periudhë e pamë shkeljen në fuqi të marrëveshjes për liberalizim të vizave, e cila është bazë për përafrimin e popujve tanë pasi që i lehtëson vizitat midis dy vendeve. I kem identifikuar mundësitë në sferat e zbulimit, bashkëpunimin në gjyqësi, tregti dhe kulturë”, porositi Galvao.

Бразил Амбасада

Në solemnitet në hapjen e Ambasadës së Maqedoni në Brazilia morën pjesë personalitete të jetës politike dhe shoqërore të Brazilit, përfaqësues të trupit diplomatik si dhe përfaqësues të diasporës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button