Konfiskohen 30 kilogramë marihuanë në shtëpinë e dy kërçovarëve

Gjatë ditës së djeshme, zyrtarët policor të Stacionit Policor të Kërçovës, pas informatave operative dhe me urdhër të gjykatës kanë kryer bastisje në shtëpinë e dy personave, ku është gjetur rreth 30 kilogramë drogë e llojit marihuanë, njofton Portalb.mk.

“Është kryer bastisje në shtëpinë e A.A. (45( dhe E.A. (47), të dy nga fshati Arangjell i Kërçovës. Gjatë bastisjes janë gjetur gjithsej rreth 30 kilogramë marihuanë. Në bodrumin e shtëpisë në pronësi të A.A. janë gjetur tre qese najloni në të cilat ka pasur tre pako të mëdha të mbështjella me ngjitës, ndërkaq në dhomën e fjetjes në shtëpinë e E.A. është gjetur një qese najloni me marihuanë. Marihuana e gjetur është konfiskuar, ndërkaq dy persoat janë privuar nga liria”, informojnë nga MPB.

Policia thotë se ndaj dy personave do të ngritët padi përkatëse në bazë të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “prodhim dhe tregtim të paligjshëm me droga narkotike, substanca psikotrope dhe prekursorë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button