Gjykata Penale dhe e Apelit për të njëjtën ditë kanë caktuar seancë për rastin “Ryshfet”

Për me 25 dhjetor, e hënë në orën 11 e 30 Gjykata e Apelit e ka caktuar seancën publike ku duhet të vendos pas ankesës së avokatëve të kryeministrit Zoran Zaev se videot e publikuara në Youtube të mos shfrytëzohen si dëshmi. Në të njëjtën ditë në Gjykatën Penale është caktuar seancë për rastin “Ryshfet” ku Zoran Zaev është i akuzuar për marrje të ryshfetit, njofton Portalb.mk.

Diskutimi paraprak në Gjykatën e Apelit pas ankesës së avokatëve të Zaevit është shtyrë për kohë të pacaktuar. Shkaku për shtyrjen ishte se gjykatësi Afrim Fidani u bë gjykatës suprem. Gjykatës raportues i lëndës, siç është publikuar në ueb-faqen e gjykatës, është zgjedhur gjykatësja e re në Apel, Tanja Mileva, e cila është bashkëshorte e anëtarit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Igor Milev i cili dha dorëheqje nga funksioni.

Njëri nga avokatët e Zaevit, Vane Andreev për “Makfaks” deklaroi se pret që gjykimi për Zoran Zaev në Gjykatën Penale të shtyhet përsëri sepse gjykatësit e Gjykatës së Apelit akoma nuk kanë vendosur për ankesën për masat, si dhe vetë lënda nuk ndodhet në Gjykatën Penale.

Ndryshe, Zaev sipas akuzës ngarkohet se në cilësinë e personit zyrtar si kryetar i Komunës së Strumicës, nga biznesmeni, Ivan Nikollov, ka kërkuar ryshfet prej 163.924 euro, gjegjësisht nga 2 euro për metër katror tokë ndërtimtare në Strumicës, për të cilën Nikollov ka qenë i interesuar që të privatizohet.

Gjykimi i liderit të LSDM-së për këtë rast deri më tani disa herë është anuluar.

Procesin gjyqësor kundër Zaevit për rastin “Ryshfeti” e udhëheqë gjykatësja Dijana Gruevska-Ilievska, e cila njëkohësisht është edhe zëvendëskryetare e Gjykatës Themelore Shkupi 1.

Lënda “Ryshfeti” ku akuzohet Zaev u anulua pasi që gjykatësi Afrim Fidani është zgjedhur gjykatës në Gj.Supreme

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button