Është lënduar një punëtor në “Vradar Dolomit” nga Gostivari

Një i punësuar në fabrikën “Vardar Dolomit” nga Gostivari ka marrë djegieje të shkallës së dytë dhe të tretë kur ka dashur të bëjë ndryshim të filtrit të njërës prej pompave për karburant.

Gjatë hapjes së kapakut ka ardhur deri te spërkatja me mazut i cili ka qenë me temperaturë të lartë dhe i lënduari 58-të vjeçari N.S është spërkatur në qafë dhe fytyrë.

I lënduari fillimisht është transferuar në Qendrën Mjekësore në Gostivar, ndërsa më vonë është ridërguar në Qendrën Klinike në Shkup.

Rasti në polici është paraqitur dje në orën 01:20.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button