Tilerson: SHBA-ja është e gatshme të fillojë negociata me Korenë e Veriut pa parakushte 2017-12-13 9:49:58.PD

SHBA-ja shprehu gatishmëri për bisedime me Korenë e Veriut “pa parakushte” edhe pse mbeten të vendosur në të gjithë mënyrat duke përfshirë edhe aksionin ushtarak, që ta bindin Phenianin që të heqë dorë nga programi bërthamor.

Nga ana tjetër, edhe pse shefi i diplomacisë amerikane Reks Tilerson e dha këtë deklaratë që nënkupton qëndrim më të butë të Uashingtonit, lideri koreanoverior Kim Xhong-un bëri me dije se shteti i tij do të bëhet “forca më e madhe bërthamore në botë”.

Ndihmës-sekretari i përgjithshëm i KB-së për çështje politike Xhefri Feltman deklaroi se edhe krahas deklaratës së liderit koreanoverior, ka shanse që Pheniani të shqyrtojë “mundësi që të evitohet luftë me SHBA-në”.

ОН.jpg

Feltman mbrëmë në seancë të KS të KB-së pas dyerve të mbyllura ka dorëzuar raport për vizitën e javës së kaluar në Korenë e Veriut për çka Pheniani e akuzoi Uashingtonin për “shantazh bërthamor”.

“Jemi të gatshëm për bisedime me Korenë e Veriut kur ky shtet të dëshirojë. Jemi të përgatitur për takim të parë pa parakushte”, deklaroi Tilerson.

“Ejani të kemi takim nëse duhet të flasim edhe për parashikimin e motit. Të shohim se nëse dëshironi tryezë të rrumbullakët ose më të ndryshme për negociatat. Duhet të shikohemi fytyrë në fytyrë, të bëjmë plan për bisedime dhe atëherë do të shohim se deri ku do të mbërrijmë”, deklaroi Tilerson.

Megjithatë, ai shtoi se krahas opsionit diplomatik ekziston edhe opsion ushtarak.

“Nëse Koreja e Veriut bën zgjedhje të keqe, jemi të gatshëm edhe për operacion ushtarak”, deklaroi Tilerson dhe shtoi se “SHBA-ja nuk mund të pranojë që Koreja e Veriut të ketë armë bërthamore”.

Ким Џонг Ун

Njëkohësisht, Kim tha se shteti i tij do të vazhdojë me zhvillim të industrisë kombëtare të mbrojtjes dhe se “do të fitojë në përplasjen me imperialistët dhe SHBA-në”, njofton KCNA.

“Koreja e Veriut u bë forcë bërthamore pas luftës kundër vdekjes”, theksoi ai.

KB miratuan në disa seri sanksione kundër Koresë së Veriut për shkak të testimit të raketave bërthamore dhe balistike. Prova e fundit ishte më 28 nëntor kur u gjuajt një raketë balistike interkontinentale e cila sipas ekspertëve mund të godasë territorin amerikan.

Sekretari amerikan i Shtetit Reks Tilerson para disa ditësh deklaroi se është optimist lidhur me negociatat për denuklearizim të Koresë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button