Në gjykatën në se Selanik filloi seanca për ekstradimin e Grujevskit dhe Boshkovskit

Në Gjykatën në Selanik sot filloi gjykimi për kërkesën nga autoritetet e Maqedonisë për ekstradim të ish-shefave të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, i akuzuar nga Prokuroria Speciale Publike (PSP) për lëndën “Fortesa dhe Target”.

“Filloi gjykimi, megjithatë, seanca është e mbyllur për opinionin. Tani dhanë pushim të shkurtër që t’i shqyrtojnë dokumentet që i dorëzoi Qeveria, pas ç’ka procedura do të vazhdojë”, deklaroi për MIA-n avokati Patar Vasilev.

Grujovski dhe Boshkovski janë në arrest në një burg në afërsi të Selanikut. Ata janë duke u gjykuar edhe në gjykatën e Selanikut për pasaporta të falsifikuara me të cilat janë kapur më 18 tetor të këtij viti në aeroportin në Selanik, kur tentuan të arratisen për në Budapest.

Gjykimi për pasaportat e rrejshëm është ndarë nga procedura për ekstradimin e tyre.

Seanca e kaluar gjyqësore u anulua për shkak të mungesës së avokatit dhe ekipit të avokatëve të Grujovskit dhe Boshkovskit.

Përndryshe, Grujevski dhe Boshkovski deri tani dy herë janë nxjerrë para Gjykatës në Selanik, por seancat gjyqësore janë anuluar pasi që Gjykata në Selanik nuk ka mundur të sigurojë përkthyes prej gjuhës maqedonase në gjuhën greke dhe anasjelltas. Të dy u arrestuan nga policia greke në aeroportin në Selanik më 18 shtator, gjatë tentimit që me pasaporta të rrejshëm bullgare të largohen me aeroplan për në Budapest.

Krahas vjedhjes së pasaportave, Grujovski dhe Boshkovski akuzohen edhe për shkatërrim të dokumenteve dhe për të njëjtën vepër penale, më 8 nëntor Gjykata Penale e ka shpallur aktvendimin për shtatë të akuzuarit në rastin “Fortesa 2”, si rast i parë nga dhjetëra raste të Prokurorisë Speciale Publike (PSP). Goran Grujovski, ish kryeshef në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim është dënuar me 1 vit e gjysmë burg, ndërkaq gjashtë zyrtarët tjerë janë  dënuar me burgim me kusht, nëse nuk e përsërisin veprën.

LEXO EDHE:

LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTEVE “FORTESA” DHE “TARGET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button